Brad Pitt së fundmi është parë në shoqërinë e koleges të re Alia Shawkat, kështu që menjëherë lindën spekulime se aktori i Hollywoodit më në fund kishte gjetur personin e duhur dhe se çifti po shijonte dashurinë.
Lajmi befasoi fansat e tij, por gjithashtu raportohet se goditi ish-gruan e tij Jennifer Aniston në mënyrë të tmerrshme.
Sipas revistës ‘Star’, kur Jennifer mësoi për marrëdhënien e tij të re, ajo shpërtheu në lot.
Jennifer ishte duke darkuar me miqtë e saj kur një mesazh erdhi në celularin e saj. Pasi e lexoi, ajo nuk mund të mos qante. Ajo u ngrit, kërkoi falje dhe u drejtua banjës për të mbledhur veten, konfirmoi një burim i panjohur për revistën ‘Star’. /Gazeta Sinjali/