Këngëtarja kosovare, Jehona Sopi, ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt muzikor, por përmes një interviste këngëtarja ka thënë që viti 2021 do të jetë me shumë projekte muzikore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Jehonës, ka qenë koha e pandemisë ajo që e ka bërë të reflektojë dhe të mendojë të kthehet fuqishëm në muzikë.
Projekti i saj i fundit i realizuar me klip është “Jena Dashtë”.
Jehona është një këngëtare që ka shumë hite në bagazhin e saj artistik si: “Përvjetori”, “Të shkuara”, “Këtë verë”. /Gazeta Sinjali/