image “Je e vogël, por do të mësohesh”/ Demaskohet mësuesi pedofil në Prizren

Kosovë

“Je e vogël, por do të mësohesh”/ Demaskohet mësuesi pedofil në Prizren

news image

Emisioni ‘Piranjat ‘ në ABC ka demaskuar një pedofil 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues.

Për ta futur në kurthë, ‘agjentja’e ‘Piranjave’ ka hapur një adresë false në rrjete sociale, duke u shtirur si një adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që profesor Fazliu, fillimisht t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike, ku nuk kanë munguar as videot apo fotot të organeve të tij gjenitale.

Por superskuadra e ‘Piranjave’ për ta demaskuar profesorin pedofil, organizon një ‘ekskursion’ i cili do të çonte Kejsin dhe shokët e ‘klasës’ në Prizren.

Sapo mbërrin në Prizren agjentja e ‘Piranjave’ prezantohet për herë të parë përballë Fazliut, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.,

Por rrugës nuk do të mungojnë surprizat, pasi agjentja kërkon të hyjë në një lokal për nevojat e saj, e ndërsa Fazliu qëndronte jashtë, nga lokali del gazetarja e ‘Piranjave’ Aida Topalli, e cila këtë herë i prezantohet zyrtarisht si gazetarja e emisionit investigativ.

Ndërsa gazetarja e pyeste se si ndihej që një person i moshës së tij për më tepër me një profesion mësues në të shkuarën, iu vardisej vajzave adoleshente, profesor Fazliu ka ikur si ‘lepur’, ndërsa kërkonte të fikeshin kamerat.

/GazetaSinjali/