image Javën e ardhshme William Walker vjen në Kosovë

Kosovë

Përvjetori/ Javën e ardhshme William Walker vjen në Kosovë

news image

Ish-diplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Walker, javën e ardhshme do të vijë në Kosovë.

Me ftesë të zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli, Walker do të vijë në Kosovë për 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215745648930026

Javë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq e ka mohuar masakrën e Reçakut, duke e sulmuar edhe ambasadorin William Walker. /Gazeta Sinjali/