Maqedonia e Veriut do të hapë xhamitë duke filluar nga e marta e javës së ardhshme, 12 maj.
Vendimi është marrë nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) në mbledhjen e mbrëmshme, duke iu mundësuar kështu besimtarëve myslimanë që të mund të kryejnë ritet e tyre fetare në xhami.
“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmirësimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon:Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive. Vendim hyn në fuqi nga data e sjelljës së tij”, thuhet në vendimin e BFI-së.
BFI shpreson se ky vendim i Rijasetit do të gjejë mirëkuptimin e organeve kompetente shtetërore./Gazeta Sinjali/