Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën bën të ditur se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.
Një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa, grafiku i temperaturave maksimale do të shënoj rritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.