image Java e modës në Paris fillon me risitë nga Korea e Jugut

Modë & Stil

Modë/ Java e modës në Paris fillon me risitë nga Korea e Jugut

news image

Javën e modës në Paris e nisi stilisti koreanojugor, Kiminte Kimhekim.

Ai prezantoi në Paris një koleksion ngacmues të titulluar “Blije nëse mundesh”, në të cilin përzihet tradita koreanojugore me uniformat e shkollës, me një prekje shtesë provokative.

Kimhekim si stilist është formësuar te Balenciaga.

Ai njihet për përdorimin e kordeleve gjigante dhe një fustan të tij me fjongon e stërmadhe, të cilën e veshi edhe Elle Fanning në premierën e filmit të ri muajin e kaluar.

Në koleksionin e tij përfshiheshin edhe një palë pantallona, dy herë më të gjatë se normalja. 

Java e modës në Paris, nisi pas asaj në New York dhe Milano që u mbajtën javëve të kaluara./Gazeta Sinjali/