Javën e modës në Paris e nisi stilisti koreanojugor, Kiminte Kimhekim.
Ai prezantoi në Paris një koleksion ngacmues të titulluar “Blije nëse mundesh”, në të cilin përzihet tradita koreanojugore me uniformat e shkollës, me një prekje shtesë provokative.
Kimhekim si stilist është formësuar te Balenciaga.
Ai njihet për përdorimin e kordeleve gjigante dhe një fustan të tij me fjongon e stërmadhe, të cilën e veshi edhe Elle Fanning në premierën e filmit të ri muajin e kaluar.
Në koleksionin e tij përfshiheshin edhe një palë pantallona, dy herë më të gjatë se normalja.
Java e modës në Paris, nisi pas asaj në New York dhe Milano që u mbajtën javëve të kaluara./Gazeta Sinjali/