Jasmina Kadriu dhe Andi Artani u bën të njohur në “Përputhen” ku edhe krijuan në lidhje.
Pasi Andi u fut në Big Brothet Vip Kosova përmendi Jasminën disa herë.
Jasmina në Big Talk Kosova i ka reaguar Andit duke i kërkuar të mos merret më me të.
Madje ajo ka thënë se Andi është bërë si grua që merret me llafe.
“Mund të dal të them se Andi kishte më shumë hormone femërore sesa mashkullore, sepse llafet e grave është duke i bërë më mirë se ne femrat. Unë mundem shumë mirë të ulë figurën e atij por jam tërhequr. E meriton më keq se kaq”, ka thënë ajo.
Tutje, Jasmina ka kërcënuar Andin se nëse nuk ndalon do t’ia publikoj mesazhet.
“Do vazhdoj t’i hedh akuza ndaj tij nëse ai nuk ndalet. Bën mirë të jetë hera e fundit sepse jeta ka vazhduar. Mbase ai ka hedh atë video mua më kanë sulmuar duke më thënë se qenke dobësuar po të merr era. Bën mirë që Andi të ndalojë, ose do publikoj mesazhet”.