image Jasmin Kadriu në lidhje me ish-konkurrentin e Për’puthen, shijojnë pushimet në Turqi

Bota e Yjeve

Jasmin Kadriu në lidhje me ish-konkurrentin e Për’puthen, shijojnë pushimet në Turqi

news image

Jasmina ishte një nga konkurrentet më të zhurmshme të “Për’puthen”. Ajo gjatë emisionit ishte në një njohje me Andi Artanin, shkruan Gazeta Sinjali.

Andi me një deklaratë të fundit për “Prive” u shpreh se nuk ka ekzistuar kurrë një lidhje mes tyre dhe sipas tij nuk e shikon të arsyeshme që Jasmina t’i bëjë skena xhelozie.

Jasminën që shpesh e kemi parë si të dashuruar me Andin duket se tashmë ka gjetur ngushëllim tek një tjetër konkurrent dhe bëhet fjalë për Alessandro Mehmetin.

Alessandro dhe Jasmina në rrjete sociale janë parë mjaft afër njëri-tjetrit dhe askush nuk po mendon se lindi një miqësi sa hap e mbyll sytë mes tyre.

Konkurrentët shpesh jemi mësuar t’i shikojmë të bëjnë veprime për inat të njëri-tjetrit dhe mbase ky i Jasminës ishte një i tillë.

/Gazeta Sinjali/