image Jashari: Po qe nevoja, me këta meshkuj që i kam prapë i përgjigjemi Serbisë në çdo aspekt

Kosovë

Jashari: Po qe nevoja, me këta meshkuj që i kam prapë i përgjigjemi Serbisë në çdo aspekt

news image

Njëri prej anëtarëve të familjes legjendare të Adem Jasharit, Rifati, ka rrëfyer se si e kishin përjetuar momentin e gjetjes së trupave të pajetë të familjarëve të tyre që mbetën të vrarë në betejën e 5,6 dhe 7 mars në Prekaz, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Jasharit, gjetja e trupave të tyre të vdekur nuk ka qenë lehtë e përballueshme për ta.

”Se nuk ka qenë lehtë. Bekimi ka humb motra, vllazën, nanën, babën, 11 anëtarë. Luli qashtu, babën me dy vellezër. Unë shoqen me katër fëmijë, babën, nanën – nuk ka qenë e lehtë kjo”, shprehet ai për Televizonin Publik.

Më tutje, Jashari theksoi se familja e tij ishin të përgatitur për t’u ballafaquar me forcat serbe.

”Por, ne kemi qenë të gatshëm, kemi qenë të përgatitur se një ditë diçka ka me ndodhë. Nuk kemi ditur që ka me ndodhë kjo që po shihet këtu dhe në mbarë Kosovën, por e kemi ditë që një ditë do të ndodhë diçka”, shtoi ndër të tjera Jashari.

Megjithatë, pavarësisht humbjeve të familjarëve, ai me mburrje thotë se familja Jashari po qe nevoja, është prapë e gatshme t’i përgjigjet Serbisë në të njëjtën mënyrë.

”Dhe ne na ka gjetur të gatshëm. Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në jetë, por prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj çka i kam me ju përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt”, theksoi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/