image Jashari: Masakra e Rezallës është dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë

Kosovë

Jashari: Masakra e Rezallës është dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë

news image

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë masakra e Rezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë.

Ai këto komente i ka bërë gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në 21 vjetorin e masakarës së Rezallës.

“Masakra e Rezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit që serbët bënë në Kosovë. Fatkeqësisht familjarët e disa prej martirëve përpos dhimbjes për humbjen e më të dashurve të tyre kanë pritur gjetjen e trupave të familjarëve të tyre, ku unë si kryetar vazhdimisht kam ngritur zërin në këtë drejtim”, theksoi tutje ai, përcjell EO.

Homazhe kanë bërë edhe shumë qytetarë.

Më 5 mars 1999  në Rezallë, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. /GazetaSinjali/