Të rinjtë e fshatit Kopiliq i Epërm, në mënyrë vullnetare kanë pastruar fshatin e tyre nga mbeturinat duke treguar kështu vetëdijë qytetare dhe kujdes ndaj natyrës.
Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shkruar se ky është një shembull i mirë i kujdesit ndaj natyrës.
“Shembuj të tillë uroj të kemi sa më shumë sepse vetëm kështu duke rritur kujdesin ndaj mjedisit ne ruajmë edhe shëndetin tonë”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/