image Jashari: Kërkojmë nga pushtetarët që të korrigjohen - Sinjali

Jashari: Kërkojmë nga pushtetarët që të korrigjohen

news image

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kaluar kordonin e policisë si dhe rrethojat e Kuvendit, e kështu janë në afërsi të hyrjes.

Xhavit Jashari nga Organizata e Vetëranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se do të përfundojnë këtë protestë të qetë.

“Do ta përfundojmë protestën të qetë. Do t’ua japim shansin e fundit pushtetarëve të që korrigjohen”, tha ai.

Por Jashari paralajmëroi se ka mundësi që të marrin edhe masa të tjerë.

“Ndoshta do të marrim edhe masa të tjera, që sigurisht s’i duhen askujt”, deklaroi Jashari.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin