image Jashari: E kam thirrë Xhelal Sveçlën me dërgu Njësinë Speciale te festa e PDK-së

Politikë

Jashari: E kam thirrë Xhelal Sveçlën me dërgu Njësinë Speciale te festa e PDK-së

news image

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderakt, ka thënë që e ka thirrë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që ta dërgojë Njësinë Speciale te festa e PDK-së, ku janë dëgjuar të shtëna me armë.

E kam thirrë vetë ministrin Xhelal Sveçlën në telefon, i kam kërku me ma dërgu Njësinë Speciale. Edhe e kanë dërgu. Para syve të Njësisë Speciale ka kërsitë Kallashi në sheshin “Adem Jashari”. Edhe ata i hypin kombit dhe ecin. Nuk po them që janë tutë, po ndoshta shefi i tyre, u ka thanë ashtu: “Hypni në kombi e ecni”, tha ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Jashari, që humbi betejën për Skenderajn, tha se në atë festë ka pasur edhe të plagosur por nuk është arrestuar askush.

Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Ka edhe njerëz që janë plagu, po nuk është arrestu kurrkush”, tha ai.

Sa më kujtohet, kanë gjujtë dy vetë, edhe janë arrestu në atë moment prej Policisë. Pas një muaj dite e kam marrë vesh”, tha ai.

Bekim Jashari në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka dalë i dyti në listën për kryetar të komunës së Skenderajt, pasi Fadil Nura i PDK-së ka fituar.

/GazetaSinjali/