image Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas

Siguri

Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas

news image

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Benjamin Corell.

Marrëveshja e nënshkruar ka të bëjë më rritjen dhe avancimin e partneritetit mes dy forcave.

Në komunikatë thuhet se: “Kjo marrëveshje është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës”.

Gjeneral Jashari me homologun e tij Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury, të shtetit të Indianës.

Vizita e Gjeneral Jasharit është bërë e ditur se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit.

/GazetaSinjali/