image Jasharaj – Kurtit: Po pati vullnet qeveria, greva ndërpritet brenda një dite

Arsim

Jasharaj – Kurtit: Po pati vullnet qeveria, greva ndërpritet brenda një dite

news image

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në konferencën e mbajtur sot për media, u shpreh se qeveria s’ka treguar as dëshirë e as vullnet që të bisedojë me grevistët përpos ofendimeve të bëra nga ana e ekzekutivit.

Jasharaj tha se nëse kryeministri Kurti ka vullnet të bisedojë me ta, çështja e grevës kryhet brenda një dite.

“Ne nuk po shkelim të drejta të askujt por nuk është mirë të tentohet në opinion se po shkelen të drejtat e dikujt. Grevën e kemi përdorur pas 9 muajve, qeveria s’e ka bërë asnjë angazhim por vetëm me fyerje. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me qeverinë nëse ata na thërrasin. Po pati dëshirë dhe vullnet, çështja do të kryhej brenda një dite”, tha ai.

Jasharaj tutje tha se qeveria ka pasë kohë 9 muaj që t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve.

“Të drejtat e fëmijëve po e shkel qeveria e cila nuk po ulet të bisedojë me ne. I ka pasë 9 muaj kohë që t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve”, tha ai.

/GazetaSinjali/