Japonia të dielën ka aprovuar vaksinën e parë të saj për COVID-19 dhe thotë se do të fillojë vaksinimin në gjithë vendin brenda disa ditësh, por muaj më vonë në SHBA e vende të tjera.
Ministria e Shëndetësisë japoneze thotë se ka aprovuar vaksinën e zhvilluar nga Pfizeri.
Të premten, qeveria kishte konfirmuar se rezultatet finale të testimeve klinike janë kryer në Japoni dhe se vaksina kishte efikasitet të ngjashëm me testet e kryera në botë.
Me planin aktual, rreth 20,000 punonjës shëndetësorë në Japoni do të vaksinohen që nga e mërkura. /Gazeta Sinjali/