Deputetët japonez po punojnë për krijimin e një kriptovalute përballë alarmit të kritovalutës së Facebookut, Libra, juanit dixhital kinez dhe marrjes në konsideratë nga ana e Bankës së Anglisë që ta adoptoj kriptovalutën.
Kriptovaluta do të jetë një nismë e përbashkët mes sektorit publik dhe privat dhe nëse realizohet do ta vendoste Tokion në pararojë të teknologjisë financiare.
Hapi i parë është hedhja në qarkullim e jenit dixhital.
“Kina po lëviz drejt juanit dixhital, prandaj ne duhet të marrin masa për t’u kundërpërgjigjur përpjekjeve të tilla”, tha Norihiro Nakayama, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Japonisë.
Me rritjen e vëmendjes ndaj kriptovalutave, kryeministri japonez Shinzo Abe, javën e kaluar kërkoi që qeveria e tij të punojë me bankën qendrore për të studiuar monedhat dixhitale.
Kriptovaluta Libra ka ngjallur kureshtjen e autoriteteve financiare në mbarë botën. Nga bankat qendrore kryesore, ajo e Kinës ka shtyrë përpara përpjekjet për të krijuar një version dixhital të monedhës vendase.
Kina e shikon si një aset të çmuar në ekspansionin e saj global ndërsa për Japoninë, një monedhë dixhitale më shumë do të shërben si ndryshim në kulturën e japonezëve.
Po ashtu, Banka e Anglisë do të shqyrtojë se si Britania e Madhe mund të adoptojë kritpovalutë të stilit Bitcoin, si pjesë e një grupi botëror të bankave qendrore që janë bashkuar së bashku për të shqyrtuar pengesat e mundshme të mbështetjes në paratë dixhitale./Gazeta Sinjali/