Qeveria e Japonisë i ka dhuruar shtetit të Kosovës grante në vlerë prej 320 mijë e 440 eurove, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një paraqitjeje në media, Ambasada e Japonisë në Kosovë ka bërë të ditur se këto projekte do të shkojnë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar Qeverinë Japoneze për ndihmën e dhënë.
“Jemi mirënjohës për ndihmën që po i bëni qytetit të Kamenicës. Kjo ndihmë ka vlerë të madhe andaj ju jemi falënderues, uroj që edhe në të ardhmen të kemi kësi lloj bashkëpunimesh”, tha ai./Gazeta Sinjali/