image Japonia e ndalon hyrjen e të gjithë shtetasve të huaj, shkak varianti i ri i koronavirusit - Sinjali

Japonia e ndalon hyrjen e të gjithë shtetasve të huaj, shkak varianti i ri i koronavirusit

news image

Japonia njoftoi se do të pezullojë hyrjen e të gjithë vizitorëve të huaj, duke iu bashkuar një numri në rritje të vendeve që po shtrëngojnë masat në kufijtë e tyre, teksa rastet e një varianti të ri të koronavirusit konfirmohen në të gjithë botën.

Japonia, e cila ende nuk ka indentifikuar ndonjë rast të variantit Omicron, rivendosi kontrollet kufitare që i lehtësoi në fillim të këtij muaji për vizitorët e biznesit afatshkurtër, studentët e huaj dhe punëtorët, raporton AP.

“Ne po marrim hapin si një masë paraprake emergjente për të parandaluar një skenar të rastit më të keq në Japoni”, tha kryeministri Fumio Kishida./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin