image Japonia do të dërgojë forca ushtarake në Lindjen e Mesme

Botë

Siguri/ Japonia do të dërgojë forca ushtarake në Lindjen e Mesme

news image

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qaseem Suleimani nga ShBA ka reaguar dhe kryeministri japonez, Shino Abe i cili deklaroi se do të dërgojë trupa ushtarak në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu ai u bën thirrje vendeve të tjera për të zhvilluar takime diplomatike për të qetësuar gjendjen që është krijuar.

“Tensioni është ende i nxehtë në Lindjen e Mesme dhe unë jam shumë i shqetësuar. Unë i bëj thirrje palëve të cilët janë të interesuar për të biseduar se si mund të parandalojmë shkallëzimin e situatës” – deklaron Abe.

Misioni i parë ajror mbikqyrës nga Japonia do të nisë gjatë muajit Janar.

Vlen të përmendet se një pjesë e madhe e transportit detar të naftës po zhvillohet në rajonin e Lindjes së Mesme, e cila ka ngritur një alarm në bashkësinë ndërkombëtare në mes të përshkallëzimit të kërcënimeve iraniane.

Në anën tjetër Tehrani ka paralajmëruar vazhdimisht hakmarrje ndaj SH.B.A.-së për vdekjen e komandantit të njësisë së rojeve revolucionare të Kudsit. /Gazeta Sinjali/