image Janjiq pas kthimit të Bislimit: Sot e kuptova sa serioze është puna, duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes

Rajon

Janjiq pas kthimit të Bislimit: Sot e kuptova sa serioze është puna, duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes

news image

Analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq ka thënë se sot e ka kuptuar që situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar deri te mundësia për një luftë të re.

Këtë deklaratë, Janjiq e tha pasi që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u kthye nga Serbia.

Ndërsa shtoi se situata është për të zgjedhur mes luftës dhe paqes.

“Sot e kam kuptuar se sa serioze është situata dhe se duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes. Në këtë konstatim më kanë çuar dy gjëra: vizita e Bislimit dhe deklarata e Vuçiqit”, ka thënë ai.

Sipas tij, veprimi i sotshëm i autoriteteve serbe me rastin e Bislimit, çon mesazh të keq për vetë serbët.

“Si një aparat i shtrenjtë shtetëror nuk mund të garantojë sigurinë e njeriut, që ka ardhur të flasë për perspektiven evropiane të rajonit”, ka deklaruar Janjiq./Danas/

/GazetaSinjali/