“Në Kosovë ekzistojnë institucione, një ekip negociator, një këshill ekspertësh, është e qartë se qeveria është e angazhuar në negociata me Serbinë. Ata i dinë rregullat. Tek ne nuk e di kush merret me këtë, duhet të jetë Petar Petkoviq, ka edhe zyrë për zbatimin e marrëveshjes”, kështu i përgjigjet analisti politik serb Dushan Janjiq pyetjes se kush merret realisht me thelbin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Janjiq shton se Aleksandar Vuçiq është ndoshta negociatori kryesor dhe i vetëm dhe pyet se cili është qëndrimi i Qeverisë së Serbisë.
“Ne nuk jemi gati për dialog serioz, nuk kemi ekip ekspertësh, zakonisht negociatori nuk duhet të jetë politikan, supozoj se ky do të jetë Ivica Daçiq. Problemi këtu është frika për të bërë ndonjë gjë, kujt do t’i ngarkohet përgjegjësia. Të gjitha qeveritë që nga ajo e Koshtunicës e deri këtu jetojnë në iluzionin e tyre ideologjik dhe e mashtrojnë popullin se Kosova është pjesë e Serbisë. Po, në hartë dhe formalisht, por në realitet Kosova është një territor nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës”, thotë Janjiq, transmeton Paparaci.
Afati i ri-regjistrimit të automjeteve i caktuar nga Qeveria e Kosovës ka skaduar të hënën. Përkundër presionit ndërkombëtar, Qeveria e Albin Kurtit njoftoi se nuk do të ketë shtyrje të afatit, përkatësisht nga e marta deri më 21 nëntor qytetarët me targa të Serbisë do të paralajmërohen dhe se pas kësaj date do të gjobiten.
I pyetur se çfarë realiteti mund të presin serbët e Kosovës nesër, Janjiq thotë se as ata nuk e dinë.
“Dëgjova një burrë, thotë – nuk e di nëse duhet ta ndez veturën në mëngjes”. Kur e sillni popullin deri në gjendje dorëzimi, mos llogarisni në mbështetje. Serbët kanë të drejtën e rezistencës civile, por rezistencën nuk e udhëheqin politikanët. Shoqëria civile e veriut është e shpërndarë, të gjithë janë në Beograd. Çfarë rezistence atëherë, para shtetërore? Kur në barrikada u shfaqën njerëz të armatosur, ata u interpretuan si paramilitarë. Situata nuk është e mirë dhe politikanët në vendin tonë merren, nuk e di saktësisht me çfarë, me ndarjen e plaçkës dhe me ndarjen e funksioneve. Politikanët tanë nuk janë në gjendje të ecin dhe njëkohësisht të përtypin çamçakëz, ajo mënyrë e punës është defensive, gjithmonë vonoheni dhe pastaj është më e lehtë të përdoret nxitja e frikës, e nëse edhe kjo dështon atëherë fajin e ka populli”, ka thënë Janjiq.
Ai beson se Kurti ka bërë “gjysmë hapi” kur është fjala për riregjistrimin, pasi nuk ka pranuar sugjerimin që shtyrja të jetë 12 muaj.
Karakteristikë e tij është loja afatshkurtër, me sa shoh të gjithë e mbështesin. 31 korriku duhej të ishte data e parë, tani është tetori, shiko sa është shtyrë. Zgjidhja e problemit të targave po shtyhet që nga viti 2017. Tani po pritet lëvizja e Beogradit”, shtoi ai.
Ai shton se për KUINT-i e ka të qartë se Kurti dhe Vuçiq nuk do të pajtohen për një zgjidhje të qëndrueshme – çfarë është ajo që shkruan në targa.
“Beogradi tha KM, dhe nuk ka më tutje, një gjysmë hapi mund të jetë KS, tani këtu ka një lojë pa kufij, mendoj se kalkulimi i KUINT-it ishte që kjo të zgjidhet në marrëveshjen e radhës të cilën e presin. Frika në popull është e madhe, drejtori i zyrës për Kosovë Petkoviq po paralaj
mëron luftë deri në vdekje, e kemi parë që qytetarët nuk janë për këtë, retorika do të duhet të zbehet dhe Beogradi do të duhet të njoftojë se KM nuk është vijë e kuqe, por se është KS”, tha Janjiq./N1/