image "Janë për kafe, për ju", arrestohet shtetasi i Shqipërisë që tentoi t'i korruptojë policët e Kosovës me 500 lekë

Sociale

“Janë për kafe, për ju”, arrestohet shtetasi i Shqipërisë që tentoi t’i korruptojë policët e Kosovës me 500 lekë

news image

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një shtetas i Shqipërisë i cili gjatë prezantimit të dokumentacionit të automjetit ka tentuar të korruptojë Policët me 500 lekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Pikën Kufitare në Vërmicë, pasditën e djeshme rreth orës 15:35.

“Në pikën kufitare gjatë kontrollit, i dyshuari mashkull Shqiptar i R. së Shqipërisë i cili drejtonte kamionin Scania me targa të Shqipërisë në momentin kur ishte ofruar te kabina e kontrollit policor i njëjti ka prezantuar dokumentet e kamionit , dokumentin identifikues te tij dhe në këto dokumente kishte vendosur edhe një kartëmonedhë në shumë prej pesëqind (500) Lekëve”, thuhet në raport.

Kur policia e ka pyetur se për çfarë i ka vendosur këto lekë në dokumente, i dyshuari raportohet se është përgjigjur se “këto janë për kafe për ju”.

“Për këtë arsye i dyshuari është shoqëruar brenda stacionit policor në PKK Vërmicë dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar procedura për vepër penale dhe të njëjtit i janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e kamionit, dokumenti i udhëtimit si dhe kartëmonedha e lartcekur . I dyshuari është liruar”, përfundon raporti 24-orësh./Gazeta Sinjali/