Një ngjarje e zhvilluar mes Ganiut dhe Yllit, dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, ka shkaktuar shumë polemika brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në vend.
Ishte Ganiu ai i cili për ditë me radhë la nënkuptime se i njëjti është peng dhe i shantazhuar nga Ylli.
Bëhet fjalë për një dyshim që Ganiu ka pasur, se një familjar i Bucit e ka incizuar teksa ka kryer nevojat e tij në banjën e një diskoteke në Prishtinë.
Për ditë me radhë brenda shtëpisë Ganiu ka akuzuar Yllin për shantazhim me këtë video, teksa sot në spektaklin ‘prime’ mohoi akuzat e bëra gjatë këtyre ditëve.
“Mua Buci më ka thënë që s’ka të bëj me këtë. Pardje e kam sqaruar me Bucin dhe i kam mbyll dyshimet. E ndjejë obligim moral me i kërku falje opinionit dhe Bucit”, u shpreh Ganiu teksa tha se më nuk qëndrojnë akuzat.
“Mirëpo, shantazhi që ka ndodh ndaj meje është më se i vërtetë. Mua atë natë një shantazh më ka ndodh”, shtoi ndër tjera ai.