image “Bye bye Buci, ti je pas meje”, Linda rikthen momentin kur parashikoi eliminimin e Yllit

Bota e Yjeve

“Bye bye Buci, ti je pas meje”, Linda rikthen momentin kur parashikoi eliminimin e Yllit

news image

Yll Dervishi (Buci) i njohur si një nga konkurrentët me potencial për të arritur në finalen e Big Brother VIP Kosova, u eliminua të premten nga shtëpia e famshme.

Pas një nominimi të fortë ku ishte Santiana, Blerando dhe Ylli, ky i fundit me votat nga publiku është eliminuar nga gara për çmimin e madh.

Së fundmi, këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e BBVK 2, Linda Halimi, ka sjellë në vëmendjen e publikut momentin kur ajo ironikisht e parashikoi daljen Bucit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Linda, e cila ishte eliminuar nga shtëpia vetëm një javë më parë, gjatë një lidhjeje direkte me banorët e shtëpisë nga studioja të hënën, iu drejtua Yllit me fjalët: “Bye Bye Buci, ti je pas meje”.

/GazetaSinjali/