image Jahjaga i bën thirrje organeve të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës

Kosovë

Jahjaga i bën thirrje organeve të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës

news image

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje që organet e drejtësisë t’i dënojnë dhunuesit e 11-vjeçares.

Jahjaga, përmes një postimi në facebook, ka thënë se është shokuar nga ky lajm, duke shtuar se dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

“I bëj thirrje organeve të drejtësisë që t’i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit, ndërsa organet e tjera të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës, e cila ka nevojë më shumë se kurrë më parë ta shoh që shteti është aty për të. Shoqëria jonë duhet t’i dënojë ashpër veprimet e tilla, si dhe të gjithë ne kolektivisht duhet të punojmë që viktimave tu japim gjithë mbështetjen e nevojshme. Aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës, kemi mjaft plagë të hapura. Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”, ka shkruar Jahjaga në facebook.

Sipas saj, në atë moshë kur vajza duhet të jetë duke e krijuar imazhin e saj për botën ideale, një sulm i tillë i lë pasoja të paimagjinueshme, me të cilat kjo vajzë duhet të jetojë përgjithmonë.

/GazetaSinjali/