Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri ditën e sotme e ka filluar vonë dhe atë në një bregdet.
Artisti këtë e ka bërë të ditur vetë, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Mëngjesi i vonë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit, teksa ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e tij, transmeton Sinjali.
Kujtojmë që Butrinti këtë verë ka qenë tejet i zënë me koncerte dhe mbrëmje muzikore, por që kjo nuk e ka ndaluar artistin që të sjellë dy projekte të cilat u shndërruan hite qysh në ditët e para. Bëhet fjalë për këngët: “Hajt Hajt” si dhe “Dream Girl”.
Artisti mbrëmë falënderoi fansat që i dhuruan një verë të paharrueshme, përmes disa videove të publikuara në Instastory.
“Dream Girl” në bashkëpunim me Nimo është projekti i fundit muzikor i Butrintit. Kënga është publikuar më 1 gusht dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në Youtube./Sinjali/