image Ja sesi humbi jetën tragjikisht punëtori në Obiliq (VIDEO+18)

E dhimbshme/ Ja sesi humbi jetën tragjikisht punëtori në Obiliq (VIDEO+18)

news image

Një rast sa i rëndë aq edhe i dhimbshëm, ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Një punëtor rreth 60 vjeçar, me inicialet Rr. C., ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës, duke tronditur familjarët, kolegët dhe rrethin e tij, ka raportuar gjatë dy ditëve Gazeta Sinjali.

Fatkeqësia ka ndodhur dje para orës 14:00, teksa punëtori po bënte përpjekje për ta hapur kapakun e cisternës së betonit duke e goditur atë me çekan.

Për pasojë, kapaku është hapur me shpejtësi nga presioni i i madh i ajrit dhe e ka goditur punëtorin duke e hedhur në ajër.

I ndjeri është dërguar në QKUK, por atje nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë rast tragjik, Policia e ka arrestuar përgjegjësin e kompanisë, i cili është dërguar në mbajtje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i punëtorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Videoja më poshtë ku duket sesi punëtori në fjalë humbi jetën tragjikisht, është shumë sensitive dhe Gazeta Sinjali rekomandon se nuk preferohet të shikohet nga personat e ndjeshëm dhe ata nën moshën 18 vjeçare. /Gazeta Sinjali/