image Ja sa qytetarë u arrestuan dje për ‘mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’

Ja sa qytetarë u arrestuan dje për ‘mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’

news image

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 52 qytetarë  në vende të ndryshme të Kosovës, për ‘mosveprim sipas dispozitave  shëndetësore gjatë epidemisë’.

Sipas statistikave të policisë, transmeton Gazeta Sinjali, numri më i madh i këtyre rasteve ka ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Pas intervistimit të arrestuarit janë liruar në ‘procedurë të rregullt’.

Rastet e plota:

Rr. Magjistrale Prishtinë-Ferizaj 17.04.2020 -04:10. Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, të cilët nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur me automjet dhe të njëjtit nuk e kishin respektuar  vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë duke lëvizur në zonën e shpallur karantinë. Gjatë kontrollit te vozitësi është gjetur dhe sekuestruar  një sasi prej 0.5 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Obiliq 17.04.2020 -07:15.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se nuk e kanë zbatuar vendimin  për parandalim të përhapjes së pandemisë . Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ahmet Krasniqi 17.04.2020 14:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici,  pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos zbatuar vendimin  për parandalim të përhapjes së pandemisë. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 17.04.2020 -15:25. Nga njësiti policor  i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke i shërbyer  qytetarët me kafe dhe kishte hapur lokalin për të punuar duke mos e zbatuar kështu vendim  për parandalim të përhapjes së pandemisë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 17.04.2020 21:20. Njësitë policore kanë hasur dhe arrestuar personin mashkull kosovar i cili bie ndesh me vendimin  për parandalim të përhapjes së pandemisë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, personi lirohet, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.

Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 17.04.2020 22:30. Njësitë policore kanë ndaluar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë zbatuar orarin e paraparë të lëvizjes. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 17.04.2020 22:30. Njësitë policore kanë ndaluar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë  te cilët nuk e kanë zbatuar orarin e paraparë te lëvizjes. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

Prishtinë 17.04.2020 21:50. Njësitë policore kanë ndaluar 6 persona të dyshuar meshkuj kosovarë  të cilët kishin dal së bashku duke mos e zbatuar orarin e paraparë të lëvizjes. Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë 17.04.2020 22:32 Njësitë policore kanë ndaluar  personin e dyshuar mashkull kosovar  i cili  nuk i kishte zbatuar orarin e paraparë te lëvizjes. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë 17.04.2020 22:35 Njësitë policore kanë ndaluar  personin e dyshuar mashkull kosovar  i cili  nuk e kishte zbatuar orarin e paraparë të lëvizjes. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 18.04.2020 00:15 Njësitë policore kanë ndaluar  personin e dyshuar mashkull kosovar i cili  nuk e kishte zbatuar orarin e paraparë te lëvizjes. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Obiliq 17.04.2020 20:50. Njësitë policore pas pranimit të informatave e kanë hasur një lokal të hapur dhe në lokal kanë hasur pronarin, të dyshuarin mashkull kosovar si dhe 16 persona tjerë në lokal. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe inspektori komunal i cili ka ndërmarr masat e parapara ligjore. Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara.

Kamenicë 17.04.2020 -15:35.  Nga njësiti policor është ndaluar i  dyshuari mashkull kosovar i cili nuk e kishte zbatuar vendimin  për parandalim të përhapjes së pandemisë. I  dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 17.04.2020-10:10. Është raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke mos respektuar vendimin  për parandalim të përhapjes së pandemisë . Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 17.04.2020 -17:25.  Nga njësiti policor është ndaluar i  dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk e kishte zbatuar vendimin  për parandalim të përhapjes së pandemisë.  Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt.

Prizren 17.04.2020 17:30. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë në të cilën ishin dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin zbatuar vendimin për lëvizje të kufizuar sipas orarit të paraparë. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

Prizren 17.04.2020 19:15. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë në të cilën ishin dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë  të cilët nuk kishin zbatuar vendimin për lëvizje të kufizuar sipas orarit të paraparë. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

Gjakovë 17.04.2020 -07:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij dhe i kishte shërbyer disa qytetar me kafe duke mos e zbatuar vendim  për parandalim të përhapjes së pandemisë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë 17.04.2020-12:0. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit derisa gjendeshin në karantinë nuk e kanë respektuar vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dragash 17.04.2020-12:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është takuar në rrugë duke mos zbatuar vendimin  për parandalim të përhapjes së pandemisë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/