Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po vazhdon mbikqyrjen e personave të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit, kështu duke u munduar ta parandalojë përhapjen e koronavirusit në Kosovë.
Deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 387 raste të reja me koronavirus në Kosovë, prej të cilëve 8 kanë vdekur dhe 66 janë shëruar.
Nën mbikqyrjen e IKSHP-së janë 5 mijë e 153 persona të cilët kanë pasur kontakt me personat e infekutar.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.153 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së ./Gazeta Sinjali/