image Ja sa mostra u testuan sot nga IKSHPK-ja për koronavirus

Shëndetësi

Ja sa mostra u testuan sot nga IKSHPK-ja për koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për rezultatet e mostrave të bëra sot gjatë ditës. Sipas IKSHPK-së, sot kanë rezultuar shtatë persona të shëruar nga COVID-19, ndërsa një rast ka dalur pozitiv.

Në IKSHPK, sot janë testuar 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimet e rasteve të kontaktit.

“Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë, deri më sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekualare janë testuar 13 mijë e 992 persona, si të dyshimtë me virusin korona, ku pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 48 raste. Teksa, 30 prej tyre, kanë ndërruar jetë.

Ndërsa në përgjithësi numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, ka shkuar në 801./ Gazeta Sinjali/