image Ja sa mostra të dyshuara me koronavirus janë testuar deri tani në Kosovë

Kosovë

Njoftim/ Ja sa mostra të dyshuara me koronavirus janë testuar deri tani në Kosovë

news image

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 377 raste me koronavirus në Kosovë, ku 8 prej tyre kanë vdekur dhe 59 janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se deri tani janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshmta me virusin Covid-19.

“Nga data 8 shkurt – 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftimin e tyre.

Deri tani janë karantinuar nëntë komuna të Kosovës./Gazeta Sinjali/