image Ja sa mësimdhënës e nxënës u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i vitit të ri shkollor

Siguri

Ja sa mësimdhënës e nxënës u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i vitit të ri shkollor

news image

41 mësimdhënës dhe 13 nxënës janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i vitit të ri shkollor. Komunat që kanë shënuar më së shumti raste është ajo e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se numri i mësimdhënësve të testuar në 10 komuna është 872 nga të cilët pozitiv kanë rezultuar vetëm 41.

Ndërkaq, nxënës deri me tani që kanë rezultuar pozitiv janë gjithsej 13.

Shkollat nga të cilat janë raportuar mësimdhënësit e infektuar janë:

– Prishtinë – SHFMU “Faik Konica” – 526 të testuar, 12 pozitivë,

– Podujevë – 11 të testuar, 0 pozitiv

– Obiliq – 50 të testuar ndërsa 1 pozitiv në SHFMU “Migjeni”,

– Drenas – 2 pozitiv në shkollat SHFMU “Naim Frashëri” dhe SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”,

– Fushë Kosovë – nga 192 të testuar 13 rezultojnë pozitiv në shkollat I.P “Gëzimi Ynë” (5), SHFMU “Mihal Grameni” (5), SHFMU “Hivzi Sulejmani” (3).

– Prizren – nga 5 të testuar, 1 ka dalë pozitiv në SHFMU “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”,

– Suharekë – nga 38 të testuar, 3 rezultojnë pozitiv në SHFMU “7Marsi” (2) dhe SHFMU në fshatin Gelancë (1).

– Istog – nga 49 të testuar, 8 kanë rezultuar pozitiv në SHFMU “Bajram Curri”,

– Klinë – 1 ka rezultuar pozitiv në SHFMU “Ismet Rraci”
Ministria e Arsimit nuk ka treguar për nxënësit e infektuar në bazë të komunave dhe shkollave.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 33 raste me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /Gazeta Sinjali/