DJ i njohur me famë botërore, Calvin Harris nesër do të performojë në festivalin “Sunny Hill”.
Sipas burimeve të “Sinjali”-t, Harris pritet të arrijë në aeroportin e Prishtinës në orën 21 e 45, ndërsa pritet të kthehet në orën 1 pas mesnate.
Sipas kohës që është dhënë, Calvin Harris do të qëndrojë në Kosovë për rreth 3 orë.
Calvin Harris do ta përmbyllë festivalin “Sunny Hill”, i cili edhe sivjet po mbahet në parkun e Gërmisë.
Në natën e fundit të festivalit, përveç Harris, do të performojnë edhe DJ të tjerë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë. /Sinjali/