image Ja sa ka shkuar numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Ja sa ka shkuar numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona në Kosovë, u paraqitën më 13 mars. Prej asaj kohe e deri më tani, numri i rasteve të të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 13 mijë e 791, ndërsa 10 mijë e 113 persona kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë virus.

Si pasojë e infektimit me COVID-19, fatkeqësisht 548 persona kanë ndërruar jetë.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, 3 mijë e 130 janë raste aktive.

E gjatë së enjtes, IKSHPK njoftoi se numri i rasteve të reja me COVID-19 për 24 orëshin e fundit ka qenë 78, ndërsa i të shëruarve 190.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13,791 raste nga 52,616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10,113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,130”, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

Sërish, më së shumti raste janë paraqitur në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/