image Ja sa gjoba u shqiptuan mbrëmë në Kosovë për mosrespektim të masave

Siguri

Ja sa gjoba u shqiptuan mbrëmë në Kosovë për mosrespektim të masave

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë për Gazetën Sinjali se mbrëmë janë shqiptuar 464 gjoba për mosrespektim të masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Qalaj shtoi se janë dhënë edhe 106 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me datën 13.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 464 gjoba sipas Ligjit te ri antiCOVID dhe janë dhënë 106 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”, thuhet në përgjigjen e Qalajt./GazetaSinjali/