image Ja pse ju bien flokët më shumë në pranverë

Këshilla

Ja pse ju bien flokët më shumë në pranverë

news image

Tashmë dihet që shkaqet e rënies së flokve janë : stresi, sëmundjet, pakujdesia apo edhe trashëgimia, shkruan Gazeta Sinjali.

Dhe që ky është një problem mjaft shqetësues për shumë individë.

Por, ja që është edhe një tjetër që luan rol mjaft të madh dhe ajo është ndërrimi i stinëve.

Më saktësisht vjeshta e sidomos pranvera që është më problematikja.

Me fillimin e pranverës, jo vetëm natyra rigjallërohet, por edhe trupi i njeriut.

Cikli jetësor i qelizave ndryshon dhe kjo çon në rinovimin e tyre me intensitet më të lartë.

Si rezultat, lëkura fillon të “zhvishet” dhe rrjedhimisht fillon edhe humbja e flokëve.

Por, ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë fenomen pasi është totalisht normal për të gjithë njerëzit.

Humbja e flokëve në stinën e pranverës është një gjë e natyrshme e zhvillimit të flokëve.

Sipas mjekëve shkaqet kryesore të humbjes së flokëve në pranverë janë:

* Kushtet klimatike, të cilat ndikojnë në ekuilibrin hormonal në trup dhe në këtë mënyrë në fazat e rritjes së flokëve.

* Poret e bllokuara të kokës, të shkaktuara nga djersa nën ndikimin e temperaturave.

* Ekspozimi i tepruar ndaj diellit (rrezet ultravjollcë). /GazetaSinjali/