image Ja paraqitja e legjionarëve shqiptarë në Evropë, Uzuni shkëlqen me dopietë

Futboll

Ja paraqitja e legjionarëve shqiptarë në Evropë, Uzuni shkëlqen me dopietë

news image

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive për këtë fundjavë që sapo lamë pas. Futbollistët shqiptarë, të cilët aktivizohen në klubet europiane kanë pasur minutat e tyre nën këmbë, teksa kanë marrë edhe vlerësime mjaft pozitive edhe nga uebsajti i specializuar për statistika ‘Sofascore’.

Myrto Uzuni është rikthyer me dopietë në radhët e Granadës, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në kampionatin spanjoll, ndërsa është vlerësuar me notën 8.4 nga uebsajti i specializuar për statistika.

Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Atalantës, në takimin kundër Sampdoria-s, duke ndihmuar skuadrën që ta mbante portën të paprekur. Mbrojtësi shqiptar ka rifituar tashmë edhe vendin e titullarit në ekipin bergamesk, ndërsa është vlerësuar me notën 7.4 nga ‘Sofascore’. Një paraqitje mjaft dinjitoze ka dhuruar edhe Enea Mihaj në kampionatin portugez. Mbrojtësi kuqezi aktivizohet në radhët e Famalicao-s, teksa ishte një nga lojtarët kyçë në këtë takim.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati vijon të jetë një nga më të mirët në fushë në ekipin e Cittadella-s, ndërsa edhe këtë javë është vlerësuar me notën 7 nga Sofascore. Kastrati luajti një rol të rëndësishëm në barazimin që Cittadella arriti në transfertë kundër Venecias. Edhe Kristjan Asllani luajti në radhët e Interit këtë fundjavë, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte në transfertën e Cremonese-s.

Endri Çekiçi, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Amir Abrashi, Elseid Hysaj, Amir Abrashi e Nedim Bajrami gjithashtu u aktivizuan me skuadrat e tyre në kampionatet përkatëse.

/GazetaSinjali/