image Ja kush e zëvendëson Agim Veliun në Komunën e Podujevës derisa të zgjedhet kryetari i ri

Kosovë

Zgjedhjet/ Ja kush e zëvendëson Agim Veliun në Komunën e Podujevës derisa të zgjedhet kryetari i ri

news image

Nënkryetari aktual i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, zëvendëson Agim Veliun derisa të zgjedhet kryetari i ri.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Rudari theksoi se Veliu ka dorëzuar dje aktdorëheqjen dhe që nga dje Rudari ka përgjegjësitë e kryetarit të Podujevës, derisa të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Dje Veliu ka dorëzuar aktodorëheqjen në Ministrinë e Pushtetit Lokal, nga ai moment unë i ushtroj të gjitha punët dhe përgjegjesitë e kryetarit, derisa të zgjedhet kryetari i ri i Podujevës”, tha Rudari për Gazetën Sinjali.

Ish-kryetari i Podujevës Agim Veliu, i cili udhëhoqi për disa mandate këtë komunë dje ka pranuar detyrën si ministër i Punëve të Brendshme.

Ende nuk dihet data e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë. /Gazeta Sinjali/