Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajneri i Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri, në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak minutave në zyret e klubit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai ka njoftuar se për arsye shëndetësore është i detyruar të largohet nga posti i trajnerit të këtij klubit.
Ndërsa vendin e tij për një kohë të pacaktuar pritet ta zë ish-lojtari i Prishtinës Armend Dallku.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ahmet Kurtolli nga radha e Prishtinës.
“Klubi i dëshiron shërim të shpejtë, dhe shpreson së të gjitha këto të jenë të lehta për Sokolin. Ne do të kemi edhe plane tjera me “Profen”, kurse sa i përket çështjes së trajnerit klubi është orientuar që nga dje dhe në këto momente dhe tutje klubi do ta udhëheq shtabi teknik në krye me Armend Dallkun”, pohoi ai./Gazeta Sinjali/