image Ja kur do të hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19

Kosovë

Ja kur do të hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media i ka prezantuar masat e reja antiCOVID-19.

Qeveria Hoti pritet të mbajë mbledhjen e radhës pas disa minutave, gjatë së cilës pritet të miratohen masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nëse miratohen këto kufizime, ato do të hyjnë në fuqi të premten në ora 19:00.

“Masat do t’i dërgojmë për votim menjëherë pas kësaj konference. Masat hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, kur fillon mbyllja e komunave në zonë të kuqe. Gjatë ditës kemi lejuar aktivitetin ekonomik me masa strikte”, ka deklaruar kryeministri Hoti në një konferencë për media.
Ndryshe, kundër kufizimeve ka dalë partia e Ramush Haradinajt, e cila është në koalicion qeverisës me LDK-në. /Gazeta Sinjali/