Festën e Kurban Bajramit, kosovarët kanë zgjedhur ta kalojnë në plazhin e Durrësit.
Të shtunën në mëngjes, në pikën e kalimit kufitar të Morinit ka patur dyndje. Festa përkon me fundjavën por edhe me motin e mirë në plazhin e Durrësit.
Këtë ditë të ngrohtë, gushti ka shumë pushues nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur që Bajramin ta kalojnë në Durrës.
“Bajramin do ta kalojmë në Durrës. Kemi zgjedhur Durrësin për të festuar familjarisht. Bregdeti është shumë i mirë”, deklarojnë kosovarët.