image Ku është paga më e mirë në Kosovë dhe si ka ndryshuar

Financa

ASK/ Ku është paga më e mirë në Kosovë dhe si ka ndryshuar

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar nivelin e pagave në Kosovë për periudhën 2012-2018

Publikimi tregon një rritje të vogël të pagës mesatare nga viti 2012 deri në vitin 2018.

Në vitin 2012 pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 431 Euro, derisa në vitin 2018 ishin 558 Euro, një rritje prej 127 Euro ose 29.6%. Ndërsa, paga neto nga 384 Euro sa ishte në vitin 2012 është rritur në 498 Euro në vitin 2018, me 114 Euro më shumë, ose 29.8%.

Paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 Euro, që është një rritje për 166 Euro ose 40.8%. Kurse, paga mesatare neto nga 353 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 509 Euro, një rritje prej 156 Eurosh ose 44.1%.

Sektorit Privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 Euro, një rritje prej 34 Eurosh ose 9.3%. Derisa, paga neto nga 333 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 364 Euro, një rritje prej 31 Eurosh, ose 9.3 %.

Paga mesatare bruto në Sektorin e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2018 ishte 699 Euro, që është një rritje prej 181 Eurosh ose 34.9%. Ndërkaq, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 620 Euro në vitin 2018, një rritje prej 155 Eurosh ose 33.3%.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te Sektori i Ndërmarrjeve Publike, derisa me paga më të ulëta ishte Sektori Privat. 

Paga mesatare bruto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (843 Euro); informimi dhe komunikimi (717 Euro); xehetaria dhe gurëthyesit (639 Euro); derisa paga më e ulët ishte te bujqësia, pylltaria dhe peshkataria (256 Euro).

Edhe paga mesatare neto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike ka të njëjtën renditje: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (743 Euro); informimi dhe komunikimi (635 Euro); xehetaria dhe gurëthyesit (569 Euro); derisa paga më e ulët ishte te bujqësia, pylltaria dhe peshkataria (237 Euro).