Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka larguar fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi, nga vendi ku është mbajtur deri sot. Në vend të tij është vendosur fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Megjithatë, në hapësirat e kabinetit të kryeparlamentares ka zënë vend sërish fotografia e Presidentit Thaçi.
Gazeta Sinjali sjell fotografi nga pjesa e kabinetit ku është vendosur fotografia e Thaçit.
Kujtojmë se Osmani gjatë kohës sa ishte kandidate për kryeministre kishte deklaruar se fotografia mund të vendoset diku në ndërtesë, por assesi në zyrën e saj.