Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.
Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, nesër, më 15 gusht (e shtunë) Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.
Më poshtë mund të gjeni agjendën e aktiviteteve, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
10:30 – Homazhe tek vendi i rënies në Nashec.
11:00 – Homazhe tek monumenti i Lirisë.
11:30 – Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /Gazeta Sinjali/