image Ja cilat janë rezultatet e deritanishme të Samitit të Berlinit sipas Ambasadës gjermane

Politikë

Ja cilat janë rezultatet e deritanishme të Samitit të Berlinit sipas Ambasadës gjermane

news image

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka vlerësuar lartë Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Berlin, duke treguar edhe për rezultatet e deri tanishme, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Ambasadës, thuhet se brenda dy javëve të fundit tre takime ministrore u zhvilluan në vazhdën e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

E para ishte mbledhja e ministrave të brendshëm më 20 tetor 2022 pastaj takimi i ministrit të Jashtëm më 21 tetor dhe mbledhja e ministrave të energjisë më 24 tetor.

Ambasada gjermane  njofton edhe për rezultatet e deritanishme si përshtatja e rregullores për viza ku vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përputhin politikat e liberalizimin e vizave me BE-në në.

Po ashtu përmendet bashkëpunim më i ngushtë për mbrojtjen e kufirit ku 300 oficerë të FRONTEX janë tashmë në kufijtë e jashtëm të WB6.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë marrëveshjet ekzistuese duhet të zgjerohen në mënyrë që FRONTEX të përdoret edhe në kufijtë e brendshëm brenda WB6.

Kjo ambasadë njofton se lidhur me luftën kundër kontrabandistëve dhe krimit të organizuar në Tiranë më 4 nëntor do të organizohet një takim i ministrave të brendshëm me fushëveprimin për të formuar një partneritet Anti-kontrabandist

Po ashtu për riatdhesim dhe ripranim nënshkruhet marrëveshja me të gjitha vendet e WB6.

Ambasada gjermane  njofton edhe për lëvizje midis WB6 pa viza, vetëm ID karta. Diplomat universitare të njihen midis të gjitha vendeve të WB6. Kualifikimet profesionale që do të njihen midis të gjitha vendeve të WB6. Nxitja e tranzicionit të energjisë së gjelbër në rajon duke tërhequr investime në rinovueshme.

 Më shumë bashkëpunim për Sigurinë Kibernetike në Rajon si dhe për projektet kulturore ndërkufitare

“Në margjinat e konferencës së ministrave të jashtëm, gjashtë studentë nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët morën pjesë në programin Superschools – Ballkani Perëndimor Sch Skema e shkëmbimit ools – patën rastin të ndajnë përvojat e tyre me ministrin gjerman e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock, njofton Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.