image Ja çfarë masash mori Koreja e Jugut që arriti ta ulte numrin e infektimeve!

Botë

Botë/ Ja çfarë masash mori Koreja e Jugut që arriti ta ulte numrin e infektimeve!

news image

Koreja e Jugut ka shënuar një rënie të numrit të rasteve të infektimeve, të cilat të premten ishin 518, ndërsa të hënën 165.

Masat e rrepta parandaluese duket kanë nisur të japin efekt. Janë shmangur radhët nëpër supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik e njerëzit respektojnë distancën e sigurisë dhe masat e tjera vetjake. Përpos kësaj, autoritetet vendosën të angazhonin ushtrinë për të garantuar zbatimin e masave qeveritare.

Por duket se ndihmesë të madhe në frenimin e valës së koronavirusit ka pasur dhe një aplikacion që informon përdoruesit mbi përhapjen e infeksionit, duke i treguar distancat që duhen mbajtur nga zonat e kuqe, dhe ç`është më e rëndësishmja, duke i orientuar përdoruesit se cilat janë zonat e rrezikut që duhen shmangur. Janë ngritur ndërkohë edhe stacione të shumta testimi për përdoruesit e makinave e po dezinfektohen vendet publike.

Kjo në një kohë kur dhe masat drakoniane të marra nga autoritetet kineze, kanë bërë që epidemia më në fund atje të nisë e të fashitet. Kina shënoi numri më të ulët të infektimeve – vetëm 19- të gjitha në Wuhan. Ky qytet dhe krahina e tij, Hubei, kanë qenë në izolim të përgjithshëm, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ndërsa numri i infeksioneve të reja po zvogëlohet me shpejtësi, ka shenja që jeta në Kinë ngadalë po i kthehet normalitetit. /Gazeta Sinjali/