image Ja çfarë janë satelitët që “pushtuan” sonte qiellin e Kosovës

Sociale

Ja çfarë janë satelitët që “pushtuan” sonte qiellin e Kosovës

news image

Çfarë ndodhi sonte mbi qiellin tonë? Nuk ishin meteorët, janë satelitë artificial të lëshuara nga kompania SpaceX.

“Duket si një tren, që kalon mbi kokat tona nga dy deri tri herë në natë. Nganjëherë satelitët janë shumë afër, por rrallë ndodhë të jenë në këtë vijë dhe kaq shpesh” ka thënë Langbroek.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, dëshiron të vendosë në orbitë mijëra prej këtyre satelitëve Starlink, për të ofruar shërbim të internetit me shpejtësi të lartë kudo.

SpaceX është në mesin e shumë kompanive të interesuara për të siguruar mbulimin e internetit me brez të gjerë në mbarë botën, veçanërisht në zonat ku kushton shumë ose është jo i sigurt. Të tjerët përfshijnë OneWeb dhe Amazon të Jeff Bezos.

Sipas Musk, të ardhurat nga Starlink mund të ndihmojnë SpaceX të zhvillojë raketa dhe anije kozmike për të udhëtuar në Mars, ambicia e tij kryesore. /MeteoKosova/

/GazetaSinjali/